Pyetjet me të shpeshta

Nëse keni pyetje të tjera mund të na shkruani në live chat ose në adresën tonë info@eglentbici.com

Event-trajnim është  fillon ditën e djelë datë 30 Janar ora 09:00.

Ky event-trajnim është në transmetim të drejtpërdrejtë online  dhe gjithashtu Live në Hotel Plaza.

Orari i event-trajnimit: 09.00 – 20.30 (ora e Tiranës) GMT+1

Ditën përpara trajnimit personat që do të blejnë biletë Virtuale do të njoftohen me email për çdo detajë, lidhja e transmetimit do fillojë 45 minuta orarit të fillimit.

 Nëse jeni në një zonë tjetër gjeografike (orë lokale), ju sugjerojmë t’i zhvendosni angazhimet e javës së event-trajnimit, në mënyrë që të përfshiheni tërësisht në këtë event.

*Oraret e event-trajnimit janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë.

Platforma online që do të përdoret është platforma ZOOM Cloud Meetings. Këshillojmë të keni shkarkuar dhe instaluar versionin më të fundit në pajisjen me të cilën do të ndiqni eventin.

Po. Që të keni mundësi për të ndjekur eventin pa hasur probleme teknike është e rëndësishme që të keni lidhje interneti të qëndrueshme dhe me shpejtësi të mirë (mbi 5 Mbps).

Më datë 30 janar në adresën email që keni regjistruar në momentin e blerjes së biletës, juve do t’ju dërgohet një link i cili do të shërbejë për t’u regjistruar në event.  Lutemi mbani në vëmendje që ky email do të ketë si subjekt: “REGJISTRIMI ËSHTË TASHMË I HAPUR”.

Në momentin e klikimit të linkut do drejtoheni tek një faqe në të cilën do të plotësoni të dhënat tuaja (emër, mbiemër, adresë email). Është e rëndësishme që të dhënat që do të plotësoni të jenë të sakta dhe të përkojnë me të dhënat e plotësuara në momentin e blerjes së biletës.

Për të garantuar praninë tuaj në event është shumë e rëndësishme që këto të dhëna të mbeten konfidenciale e të mos ndahen me të tjerë, pasi ato do të përdoren si elementë identifikimi përpara se të pranoheni në event-trajnim. Me këto kredenciale sigurohet prania në event vetëm e nje personi, i cili i përdor në momentin e hyrjes në event. 

Nëse ky link nuk ju ka ardhur brenda datës 29 Janar 2022 në orën 20.00 lutemi të kontaktoni me ne në adresën info@eglentbici.com ose me mesazh në numrin +355 67 602 3888

Pasi të jeni pranuar do të klikoni tek butoni “Join Meeting in progress” që hap aplikacionin ZOOM ku ju do të ndiqni këtë event. 

Në pajisjet mobile (celularë, tablet, etj.) pasi tw logoheni “Join meeting” do të shfaqen si opsion për të hyrë, aplikacionet Chrome ose Zoom, prej të cilëve ju duhet të zgjidhni opsionin ZOOM.

Nëse trajnimin do e ndiqni nga pajisjet mobile duhet të ndiqni këto hapa, të cilët i gjeni në pjesën majtas poshtë ekranit: 

  • Bëni “Join Audio”. Nga dy opsionet që ju dalin zgjidhni “Call Over Internet”
  • Bëni “Start Video”. Për Android duhet të konfigurohen “Settings”, ku të zgjidhni “Allow Zoom to access your audio, video”).

Pranimit në event kërkon përafërsisht 30 minuta, kohë gjatë të cilës ju do të jeni në “dhomën e pritjes” deri në momentin e pranimit. Skuadra jonë do të bëjë më të mirën që pritja juaj të jetë sa më e shkurtër.  

Pas lidhjes në platformën ZOOM duhet të testoni zërin (audio) dhe figurën (video) e pajisjes tuaj, të cilat sugjerojmë t’i keni konfiguruar saktësisht.

Nëse dikush tjetër ka përdorur të dhënat tuaja për të hyrë në event dhe juve ju mohohet lidhja, atëherë për t‘ju udhëzuar si do të veproni na kontaktoni në adresën email info@eglentbici.com ose në telefon në numrat +355 67 602 3888 ose +355 69 844 4403

Mund të përdor të njëjtat kredenciale në pajisje të ndryshme?

Me kredencialet tuaja (emër, mbiemër, adresë email) mund të lidheni me eventin vetëm nga një pajisje (celular, pc). Në qoftë se doni të ndërroni pajisjen duhet të dilni nga lidhja (“leave meeting”) tek pajisja që po përdorni, e më pas të kryeni procesin e pranimit në event në pajisjen tjetër që do të përdorni.

Çfarë duhet të bëj për të patur një cilësi të mirë dëgjimi të eventit?

Event-trajnimi RRDS është një përvojë gjithëpërfshirëse, plot energji dhe entuziazëm, ndaj nëse doni të shijoni çdo moment e të merrni më të mirën prej tij, ju sugjerojmë të krijoni “studion tuaj virtuale”. Krijoni kushtet që në mjedisin nga ku do e ndiqni eventin të jeni të qetë, të pashqetësuar, larg zhurmave apo ndërhyrjeve nga jashtë.

Përdorni një ekran sa më të madh për ta ndjekur eventin. Sigurisht, ju mund të përdorni telefonin, por atmosfera ka për të qenë krejt e ndryshme. Ndaj ne ju rekomandojmë një ekran më të madh, një tablet, kompjuter, ose idealja do të ishte ekrani i një TELEVIZORI. SA MË I MADH EKRANI, AQ MË MIRË!

Kujdesuni edhe për aspektin e dëgjimit. Nëse dëshironi të keni një përvojë të paharrueshme virtuale duke i ndjerë plotësisht efektet zanore, edhe përtej ndikimit të platformës ZOOM, ju sugjerojmë të rregulloni sistemin audio të pajisjes tuaj me altoparlantë dhe/ose kufje shtesë. 

Ne rekomandojmë përdorimin e aplikacionit CHROME për të hyrë në event. Nëse është e mundur, shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit ZOOM në pajisjen të cilën do të përdorni për të ndjekur eventin.

Ky event-trajnim është i drejtpërdrejtë, pra nuk ka një version që përsëritet. Lutemi t’i kushtoni kohën e nevojshme në kalendarin tuaj ditor. Kjo është një mundësi e pamenduar më parë, për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Vasilin, ndërkohë që jeni në komoditetin e mjedisit ku ndodheni.

Jo, Materiali dhe gjuha e përdorur në event-trajnimin “Zgjo SuperPotencialin Tënd” është e përshtatshme për t’u ndjekur në praninë e gjithë familjes, pa përjashtim moshe. Sigurisht një seri konceptesh të fokusuara në fushën e biznesit janë më të përshtatshme për një moshë me madhore.

Po. Pikërisht fakti që mund të ndërveprohet me Eglentin (lektorin) pavarësisht se bëhet fjalë për një event-trajnim online në lidhje të drejtpërdrejtë, e bën këtë event unik në llojin e tij.

Në momentet e lidhjes dhe komunikimit me Eglentin, lutemi të mirëkuptoni kohën e nevojshme për të siguruar lidhjen ndërmjet Eglentit dhe pjesëmarrësit që do të komunikojë me të.

Keni pyetje të tjera?

mos hezitoni të na shkruani

    Merr njoftimet më të fundit

    Abonohu tani

    Eglent Bici © 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara