Eglent Bici

Sipërmarrës me mbi 12 vite ne tregun shqiptar fokusuar kryesisht në fushën e Real Estate me kompaninë e tij Mei Realty. Eglenti gjatë eksepriencës se tij ka asistuar në rreth €100,000,000 në transaksione. Ai është trajnues i shkollës së Administratës Publike. Gjithashtu ai është përfaqësues i Success Resources për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë & moderator i SuperVlera podcast.

Unë besoj fort se do të jetojmë në një botë më të mirë nëse mendojmë dhe veprojmë kështu: TË JAPËSH është më mirë se sa të MARRËSH. Mos harroni, sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni.

Unë besoj se jam në këtë botë për të kontribuar dhe për të lënë trashëgiminë time. Do të punoj shumë për të kontribuar për shoqërinë, ekonominë tonë dhe për të dhënë kontributin tim më të mirë që ne të jetojmë në një botë më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët e tyre.

Jeto çdo moment!

Eventi më i fundit

Zgjo SuperPotencialin Tënd është një event i ndertuar posaçërisht për ty! Gjatë këtij eventi ti do të kesh më shumë strategji,njohuri dhe mjete që do të ndihmojnë ty të marrësh kontrollin e Jetës tënde. Unë jam i bindur që ky event do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të sfiduar, njohur, kërkuar dhe gjetur frikërat, dyshimet, pasionet, ëndrrat dhe guximin tënd.

Zgjo SuperPotencialin Tënd

Ky është vendi ku ti do të marrësh kontrollin e plotë, të veprosh masivisht, të thyesh muret që ekzitojnë në mëndjen tënde, të skicosh dhe krijosh jetën për të cilën ti ke lindur. Ti mundesh…ti mundesh të jetosh duke u argëtuar, duke shijuar, duke dëfryer, me plot pasion dhe përmbushje jetën që gjithmone Ti ke ëndërruar.

Të Energjisë

Shumica prej nesh lejojnë që mjedisi të na përdorë. Ne e lëmë stresin të na përdorë në vend që ne të përdorim stresin. Këtë fundjavë do të tregojmë strategji specifike. Ne nuk do t'ju tregojmë, por do t'i zbatojmë ato dhe do të shohim se si funksionojnë vërtet. Kështu që ju mund të shihni se cilat janë mjetet që mund të ndryshojnë vërtet mënyrën se si ndiheni dhe performoni në çdo gjë.

Të Emocioneve

Besimet tuaja kontrollojnë gjithçka. Besimet krijojnë, besimet shkatërrojnë. Disa besime do të krijojnë mundësi të reja, disa do t'ju mbyllin. Të gjitha këto gjëra na pengojnë të përjetojmë atë që vërtet dëshirojmë dhe meritojmë. Janë 3 vendime që ne marrim çdo ditë të jetës sonë dhe ato zakonisht merren pa vetëdije dhe nëse janë të pavetëdijshme nuk keni fuqi. Por nëse jemi të ndërgjegjshëm për këto 3 vendime, ne mund të ndryshojmë jetën tonë.

Të Biznesit

Nëse doni të bëni analizën e një biznes dhe doni të kuptoni pse nuk është i suksesshëm. Mbaj mend që gjithmonë rritja e biznesit kontrollohet nga besimet, gjendja emocionale, qëndrimi, mendësia, psikologjia dhe aftësitë e drejtuesit. Pavarësisht se kush është lideri, 80% e suksesit tuaj në jetë ka të bëjë me psikologjin dhe 20% ka të bëjë me strategjin. Pra, ajo që do të ndryshojmë këtë fundjavë është psikologjia dhe emocionet tona. Duke e bërë veten më të begatë në mënyrë që të bëjmë gjithçka të funksionojë.

Merr njoftimet më të fundit

Abonohu tani

Eglent Bici © 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara